Kastriot Myftaraj: Blloku i ri i ndërtesave të institucioneve të ngrihet tek Kodra e Kopilit

Kastriot Myftaraj: Blloku i ri i ndërtesave…

Gazetari kastriot Myftaraj ka goditur sërish me një postim të tijin në Facebook, ku këtë herë flet për zgjerimin e kryeqytetit dhe për ndërtimin e një blloku të ri ndërtesash për institucionet.

“Meqenëse qyteti i Tiranës sa vjen e po zgjerohet unë mendoj që blloku i ri i ndërtesave të institucioneve kryesore të shtetit, që ka qenë prej kohësh si ide, të ngrihet te Kodra e Kopilit, përtej Shkozës, rrugës për në Surrel”, shprehet Myftaraj në profilin e tij në Facebook, teksa shton se “vend me emërtim më domethënës nuk mund të gjendet”.

“Atje të jetë selia e Kuvendit, kryeministria, ministritë, Presidenca, selia e bashkisë së Tiranës, selitë e partive parlamentare në pushtet dhe opozitë.

Nuk e kam shpikur unë emërtimin Kodra e Kopilit, ekziston vërtet. Mund ta shikoni në hartën që gjendet pas shpinës së Erion Veliajt në zyrën e tij në bashki. Shikoni në fotot e mëposhtme mbi kokën e Lali Erit, djathtas”, ka shkruar më tej gazetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit