Kastriot Myftaraj: Si dhe pse gënjen për vdekjen e katër rusëve në Shqipëri kriminologu i vetëshpallur Ervin Karamuco

Kastriot Myftaraj: Si dhe pse gënjen për…

Gazetari i njohur Kastriot Myftaraj ka reaguar në Facebook sërish për vdekjen e 4 turistëve rusë. Më herët ai tha se ata kanë lidhje familjare me kryeministrin Edi Rama, ndërsa këtë hera ka analizuar se si Rama ka gënjyer dhe pse po gënjen për vdekjen e tyre.

Statusi i plotë:

Si dhe pse gënjen për vdekjen e katër rusëve në Shqipëri kriminologu i vetëshpallur Ervin KaramucoPas vdekjes enigmatike të katër rusëve në Shqipëri është shfaqur shpesh nëpër televizione Ervin Karamuco për të folur për ngjarjen në cilësinë e ekspertit të kriminologjisë. Dhe në gjithçka që ka thënë ka përhapur gënjeshtra me qëllim të fshehjes së të vërtetës së ngjarjes.Gënjeshtra e parë është mënyra se si paraqitet. Ervin Karamuço, ndonëse është pedagog i kriminologjisë në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik të Tiranës, nuk është një kriminolog. Karamuço ka diplomuar për jurist (grada e parë e studimeve-bachelor) në fakultetin ku tani është mësimdhënës. Por ai nuk ka kryer as master as ka doktoruar për kriminologji. Ekspertiza e tij e certifikuar si kriminolog kufizohet në njohuritë që ka marrë në lëndën e kriminologjisë në studimet bachelor. Karamuço nuk ka asnjë ditë përvojë pune të cfarëdolloji në pozicione pune që kanë të bëjnë me kriminologjinë apo kriminalistikën. Karamuço ka kryer një master për të drejtat e njeriut dhe legjislacionin administrative, gjë që sigurisht nuk të bën ekspert kriminolog apo kriminalist.Në të gjitha daljet e tij televizive Karamuço ka marrë përsipër të bëjë një alibi (hedhje e fajit jashtë Shqipërisë) për vdekjen e katër rusëve. Shpjegimi i Karamuços është se vdekja e rusëve është një vepër e shërbimeve të fshehta ruse të cilët kështu kanë asgjësuar njerëz të padëshiruar për shtetin rus. Karamuco pa asnjë burim zyrtar e merr te mirëqenë atë që kanë thënë mediat pranë Edi Ramë se 60 vjecari Sergei Burenkov është gjeneral i ushtrisë ruse. Por nëse Sergei Burenkov bashkë me familjarët e tij do të kishin qenë duke ikur nga rreziku i përndjekjes prej shërbimeve të fshehta ruse ata nuk do të kishin shkuar në një hotel në Qerret të Kavajës por do të kishin kërkuar strehim në ambasadat perëndimore në Maqedoninë Veriore nga ku erdhën ose në Shqipëri. Përkatësisht në ambasadën amerikane ose atë britanike që do të kishin qenë më të sigurtat për ta.Fakti që rusët kanë udhëtuar me një grup turistësh dhe janë strehuar në një hotel në Kavajë si turistë normalë tregon se nuk ndjeheshin të rrezikuar.Karamuço u përpoq të zhvillonte më tej mendimin e hedhur në emisionin e Fevziut nga gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha se ardhja e rusëve kishte lidhje me zgjedhjet vendore në Maqedoninë Veriore. Por nëse do të kishte qenë kështu rusët nuk do të kishin ikur nga Maqedonia Veriore një ditë para zgjedhjeve. Dhe përvec kësaj qeveria dhe shërbimet e fshehta në Maqedoninë Veriore nuk kanë bërë me dije për ndonjë ndërhyrje ruse në zgjedhjet vendore atje.Kuptohet që Ervin Karamuco me fjalët e tij shpreh shqetësimin e atyre që e kuptojnë se vdekja e katër rusëve është një vrasje që nuk mund të mbulohet si vdekje natyrore, Prandaj Karamuco ka marrë përsipër që të hedhë sa më larg jashtë Shqipërisë fajin për këtë vrasje të katërfishtë.Është e cuditshme që kriminologu Karamuço nuk ve re mosdashjen e autoriteteve përkatëse shqiptare për të zbuluar të vërtetën e vdekjes së katër rusëve. Kjo gjë vihet re që në veprimet e para policore dhe është e regjistruar në njoftimin paraprak të Policisë së Shtetit të 15 tetorit.Punonjësit e hotelit thoshin “pishinë” për vendin ku u gjetën të vdekurit në hotel, ndërsa specialistët e policisë kriminale shkruanin “saunë”. Dhe kjo bëhej qëllimisht sepse kërkohej të sajohej një shkak I rremë për vdekjen. Meqënëse Policia dha paraprakisht si shkak “asfiksimin”, pra mbytjen, sauna ishte për këtë një mjedis më shumë më i përshtatshëm dhe besueshëm se pishina, qoftë edhe e mbyllur. Shtatë ditë pas vdekjes së katër rusëve autoritetet policore që veprojnë edhe nën udhëzimet e prokurorëve nuk kanë ndërtuar ende skemën e lidhjeve të të vdekurve në Shqipëri. Dhe kjo gjë e ka një arsye, sepse kështu hetimet do të shpien drejt Kryeministrit Edi Rama. Sergei Burenkov rusi 60 vjeçar i vdekur në Qerret ishte vëllai i Edi Ramës nga martesa e parë e babait të tij me një ruse. Një analizë krahasimore gjenetike do të zbulonte të vërtetën e kësaj ngjarjeje kriminale.Enigma thellohet sepse në të njëjtin hotel ka vdekur disa javë më parë një polak. E përbashkëta e rusit dhe polakut është se të dy kanë vizituar varrezat e Tiranës, njëri varrin e babait të Edi Ramës Kristaqit(rusi), tjetri varrin e nënës së Edi Ramës, Anetës(polaku), e cila ka qenë e martuar me një polak kur ishte studente në Poloni në fund të viteve 50, fillim të viteve 60.Sigurisht që Karamuço pret një shpërblim nga Rama për mbrojtjen që po i bën atij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit