Kastriot Myftari bën deklaratën e fortë: Çfarë po ndodh në Shqipëri, do ta gjeni veten në Bjellorusinë e Lukashenkos

Kastriot Myftari bën deklaratën e fortë: Çfarë…

Gazetari Kastriot Myftaraj ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme përmes një postimi në Facebook. Ai ka bërë një parashikim në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.

“Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri që Kryeministri emëron Drejtorin e Antiterrorit si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, pyet Kastriot Myftari. Ai shprehet se shumë shpejt qyetarët shqiptarë do ta gjejnë veten në Bjellorusinë e Lukashenkos, liderit  famëkeq komunist.

Ai shprehet se emërime të tilla, në cdo vend normal do të kishin shkaktuar habi dhe shqetësim.

Statusi i plotë i Kastriot Myftarit:

Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri që Kryeministri emëron Drejtorin e Antiterrorit si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?!

Nëse do të kërkoni një rast në Europë kur Drejtori i Antiterrorit bëhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do ta gjeni vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Në çdo vend normal një emërim i tillë do të shkaktonte habi, shqetësim, madje panik.

Kur ndodh një emërim i tillë çdokush ka të drejtë të pyesë se para çfarë rreziku gjendet vendi.

Aq më tepër kur Kryeministri Rama që emëroi Drejtorin e Antiterrorit në krye të Policisë së Shtetit vetë banon në një shtëpi-bunker misterioze në një shpat mali mbi kryeqytet, një tregues i sigurt se kryeministri pret që në vend të krijohet befasisht një situatë destabilizimi kaotik shumë e rrezikshme.

As Ahmet Zogu, as Enver Hoxha nuk kanë jetuar në një banesë të tillë. Shtëpia e Ramës është një kombinim i Berghofit të Hitlerit në Alpet e Bavarisë me Fuhrer-bunkerin e tij në Berlin, ku jetoi pesë muaj e fundit të jetës.

Edhe Enver Hoxha që jetonte me paranojën e izolimit dhe e kishte mbushur vendin me bunkere, e dinte se banesa e udhëheqësit ishte një tregues shprehës i sigurisë që ndjente ai vetë, prandaj Enver Hoxha banonte në mes të kryeqytetit. Kjo në mënyrë simbolike sepse bunkerizimi I vendit ishte tregues I pasigurisë së thellë të tij.

Edi Rama nuk e fsheh pasigurinë e tij, por madje e ekspozon atë me shtëpinë-bunker në Surrel. Në të vërtetë shtëpia misterioze e Ramës në Surrel gjendet më shumë në thellësi se në lartësi. Poshtë bunkereve të stilizuar si banesë në sipërfaqe ka një labirint tunelesh me disa kate si Fuhrer-bunkeri.

Jo rastësisht emërimi i Drejtorit të Antiterrorit në krye të Policisë së Shtetit erdhi tre ditë pasi kryeministri Rama mbajti një konferencë dramatike për mediat në të cilën iu kumtoi shqiptarëve se vendi gjendet në prag të një krize të madhe ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve energjitike. Çmimi i bukës, historikisht ushqimi bazik i shqiptarëve, tashmë ka nisur të rritet dhe në logjikën e atyre që tha kryeministri pritet një rritje më e madhe.

Duhet pasur parasysh se Rama ka trashëguar bashkë me partinë e themeluar nga Enver Hoxha dhe me emër të ndryshuar në 1991 edhe atë që mund të quhet si supersticioni politik i bukës i komunistëve në pushtet.

Të gjitha diktaturat komuniste kanë pasur një supersticion për bukën, gjë që vinte prej faktit që përmbysja e regjimit të vjetër të carit në fillim të vitit 1917, çka i hapi rrugën fitores së bolshevikëve, erdhi për shkak të kaosit dhe revoltës që u shkaktua nga mungesa e bukës. Komunistët kanë qenë gjithmonë të vetëdijshëm për këtë gjë. Ata e panë me sytë e tyre se si njerëzit e nënshtruar e të trembur shndërroheshin në bisha të tërbuara nga uria masive, kur ata nuk kishin mundësi të merrnin as një racion minimal buke, sa për të mbajtur veten gjallë. Bolshevikët panë se si uria e zhdukte instinktin e vetëruajtjes, tek ekzistenca e të cilit bazohej frika e krijuar te populli nga një regjim shtypës. Kjo uri masive i bashkonte njerëzit në turma dhe këto turma i shndërronte në forca sulmuese të tmerrshme, të cilat e fshinin tutje çdo lloj diktature.

Edi Rama të dielën praktikisht iu tha shqiptarëve se duhet të jenë të përgatitur që në të ardhmen mund të ndodhë që t’ u mungojë edhe buka përveç energjisë elektrike dhe gjithë pasojave të tjera që sjell kjo mungesë.

Pasi Rama bëri këtë njoftim tronditës, ai duke emëruar Drejtorin e Antiterrorit në krye të Policisë së Shtetit iu tha shqiptarëve: Megjithatë mos guxoni të ngrini krye sepse unë do t’ u godas si terroristë.

Kur u krijua Drejtoria e Antiterrorit në 2014 u tha se ajo ishte një forcë që do të vepronte sipas parimit “Gjej, fikso, godit!”

Në logjikën e konferencës për media të së dielës të kryeministrit del se dy nga tre veprimet e para të parimit të mësipërm i ka përcaktuar kryeministri duke gjetur dhe fiksuar popullin si shënjeshtër. Kryeantiterroristit të ardhur në krye të Policisë së Shtetit nuk i mbetet veçse të kryejë të tretin, pra goditjen.

Pas konferencës për media të Ramës ditën e dielë kuptohet qartë se Drejtori i Antiterrorit është emëruar për të terrorizuar popullin në rast se krijohet situata e sipërpërmendur e paralajmëruar nga Rama.

Prisni se nuk kini parë gjë akoma, siç ka thënë kryeministri në ditën e parë të qeverisjes në 2013.

Tjetër shpjegim nuk ka emërimi i Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit. Nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim në politikën qeveritare për luftën kundër krimit të organizuar, nuk janë bërë ndryshime të tilla ligjore sipas të cilave tani krimi i organizuar do të luftohet me mënyrat e antiterrorizmit që të justifikohej emërimi i Drejtorit të Antiterrorit në krye të Policisë së Shtetit. Detyra kryesore e Gledis Nanos është që nëse krijohet një situatë të mbrojë fuhrer-bunkerin shqiptar të Surrelit deri kur Rama të ngarkojë në helicopter arkat me ar, diamante dhe para të fshehura në tunelet e Surrelit (ashtu siç tregoi rasti i Presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani këta sundues të korruptuar nuk iu besojnë qind për qind offshoreve dhe kanë të drejtë.) dhe të shkojë në aeroport.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit