‘Katar 2022’/ Anulohen ndeshjet eliminatore të marsit

‘Katar 2022’/ Anulohen ndeshjet eliminatore të marsit

Organi drejtues kontinental i futbollit të Amerikës së Jugut, “CONMEBOL” ka vendosur se ndeshjet e fazës eliminatore të Botërorit “Katar 2022” të cilat do të zhvilloheshin në muajin mars janë anuluar.

Ky vendim u mor nga Këshilli i “CONMEBOL” për arsye të pamundësisë për të pasur të gjithë lojtarët e Amerikës së Jugut në kohën e duhur.

Këtë lajm e ka publikuar vetë organi drejtues i qeverisë të futbollit në Amerikën e Jugut me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Twitter”.

“Këshilli i ‘CONMEBOL’ ka vendosur anulimin e ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Ky vendim u mor për pamundësinë e të pasurit të gjithë lojtarët amerikano-jugor në kohë”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit