Katar 2022/ FIFA publikon datat e Kampionatit Botëror

Katar 2022/ FIFA publikon datat e Kampionatit…

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të jetë ndryshe nga ata që jemi mësuar të shohim deri tani.

Ai do të zhvillohet në dimër dhe do të fillojë më 21 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor të atij viti.

Lajmin e ka konfirmuar FIFA pasditen e sotme.

Stadiumi ‘Al Bayt’, një arenë me kapacitet prej 60 mijë spektatorësh, do të jetë stadiumi që do ta hapë Botërorin të hënën 21 nëntor 2022 në orën 12:00 me kohën tonë lokale.

Kohët e fillimit të ndeshjeve për fazën e grupeve grup janë caktuar për në orën 12:00, 15:00, 18:00 dhe 21:00, ndërsa takimet e fundit në grup dhe faza e përballjeve direkte më 18:00 dhe 21:00.

Stadiumi ndërkombëtar ‘Khalifa’ do ta mirëpresë ndeshjen për vendin e tretë më 17 dhjetor.

Finalja do të zhvillohet një ditë më vonë në orën 18:00 në ‘Lusail Stadium’ përpara 80 mijë të pranishmëve. /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit