Katar 2022, Leo Messi çon në avantazh Argjentinën

Katar 2022, Leo Messi çon në avantazh…

Argjentina ka kaluar në epërsi kundër Arabisë Saudite. Sot po mbahet ndeshja e tyre hapëse në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Lionel Messi shënoi për 1:0 për Argjentinën nga penalltia në minutën e 8-të. Leanrdo Paredes u pengua në zonë gjatë një rivënieje këndore dhe gjyqtari dha penallti pas rishikimit të incidentit në VAR.

Ylli argjentinas është shprehur se ndihet mirë fizikisht pavarësisht që është stërvitur vetëm para disa ditëve.Ai konfirmoi se ky do të jetë Kampionati Botëror i fundit për të, ndaj është shansi i fundit për ta realizuar ëndrrën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit