Katari sjell në Shqipëri 10 tonë pajisje mbrojtëse për të luftuar koronavirusin

Katari sjell në Shqipëri 10 tonë pajisje…

Shteti i Katarit ka ndihmuar Shqipërinë me 10 tonë materiale mbrojtëse, për të përballuar situatën nga Covid-19.

Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shpreh mirënjohejn për këtë gjest solidariteti.

“Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë. 10 ton materiale të mbrojtjes personale, maska, mbrojtëse për fytyrën, syze dhe veshje speciale kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”, në ndihmë të mjekëve në vijën e parë, për përballimin e #COVID19.
Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira”./cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit