
Katastrofat natyrore kanë përfshirë së fundmi vendet fqinje të Shqipërisë, Greqinë dhe Italinë.
3 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Toskana. Sipas mediave italiane, në disa zona të Toskanës është shpallur gjendja e emergjencës. Situata është dramatike, ka rrugë me shumë rrëshqitje dherash dhe baltë.
Autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë për persona të tjerë të zhdukur, numri i të cilëve mendohet të jetë në 6, ndërsa “alarmi i kuq” është dhënë edhe për Firencen.
Ndërkohë që në Greqi, një tërmet me magnitudë 5.2, ka shkaktuar panik tek banorët e zonës së Evias dhe Atikës.
Sipas autoriteteve, tërmeti ka shkaktuar dëme në banesa dhe dyqane, ndërsa mësohet se ka pasur edhe bllokim të rrugëve pranë epiqendrës për shkak të rrëqitjeve të gurëve.