Katastrofë, çdo vit deti mbushet me 1 milion ton plastikë

Katastrofë, çdo vit deti mbushet me 1…

Mbetjet plastike, kryesisht pajisje peshkimi të humbur anë det, janë objektet që më së shumti po kërcënojnë jetën nënujore. Këto pajisje të humbura apo të hedhura,  si litarë, rrjeta, dhe pajisje të tjera peshkimi të përbëra shpesh nga plastika e qëndrueshme janë forma më vdekjeprurëse të jetës detare.

Sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra rreth 1 milion ton plastikë hidhen çdo vit në oqean. Me kalimin e kohës, ato do të shpërbëhen në mikroplastikë, duke ndikuar tek krijesat detare dhe njerëzit përmes gëlltitjes së ushqimeve të detit.

Megjithëse ka disa grupe zhytjeje që punojnë për të hequr pajisjet fantazmë nga shkëmbinjtë nënujorë përmes misioneve të pastrimit, ende nuk ka asnjë sistem të vendosur për të gjurmuar vendndodhjen e tyre.

Përfaqësues të fushatës dhe menaxhimit të mbetjeve plastike në Azinë Juglindore, thonë se ka një rritje të ndërgjegjësimit nga qytetarët të cilët ndihmojnë për pastrimin e këtyre mbetjeve  duke i çuar më pas në landfill, por ende nuk ka të dhëna në lidhje me situatën reale të këtij krimi mjedisor.

Veç nismave vullnetare për pastrim të ujërave, organizata joqeveritare po ndihmon në koordinimin e mësimeve për zhytësit rekreativë, që ka rreth 80,000 zhytës të certifikuar,  se si të përdorin mjete shkencore për të ndihmuar shkencëtarët detarë.

Për këtë nismë promjedisore, janë angazhuar edhe rreth 500 peshkatarë vendas të cilët mbledhin rrjetat e hedhura të  peshkimit.

Rreth 130 ton pajisje të këtij sektori  janë mbledhur nga komunitetet lokale të peshkimit përgjatë zonës bregdetare të Tajlandës dhe janë ricikluar në produkte të reja. Plehrat e grumbulluara gjithashtu zgjidhen përpara se të dërgohen në objektet e riciklimit ose në landfille.

Sipas Departamentit të Burimeve Detare dhe Bregdetare, që nga viti 2023, përqindja e kafshëve detare të rrezikuara të prekura nga ndotja plastike në Detin e Sipërm Andaman Thai u rrit me afërsisht 30-40%, nga 20% në 2021.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit