Katastrofë e heshtur në Martanesh, rruga degradohet nga neglizhenca e bashkisë

Katastrofë e heshtur në Martanesh, rruga degradohet…

Në zonën e Martaneshit, një segment rruge është dëmtuar rëndë nga vërshimi i ujërave gjatë natës, një problem që përsëritet prej vitesh. Shkaku kryesor është mungesa e kanalizimeve, pasi askush nuk është kujdesur të vendosë disa tuba për të rregulluar problemin në fjalë.

Kjo neglizhencë nga instancat përkatëse ka sjell dëme Kjo rrugë po shkatërrohet nga dora e njeriut dhe askush nuk merr masa.  Mosplanifikimi, mungesa e përgjegjësisë, neglizhenca institucionale po lënë problemin të thellohet. Rruga është bërë e pakalueshme, teksa institucionet vendore përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë.

Mesazhi denoncues:

Doja te beja nje denoncim per kete problem ne zonen e Martaneshit! Qe kjo rruge eshte care nga uji i tepert gjith natën. Prej vitesh, ujërat vërshojnë pa kontroll, sepse askush nuk mendoi të vendosë disa tuba. Mungesa e tyre ka sjellë këtë katastrofë të heshtur, që një ditë mund të mos jetë më aq e heshtur.

Kjo nuk është një rrugë e thyer nga natyra, por nga moskujdesi njerëzor. Nga mungesa e planifikimit më minimal për të kanalizuar ujin që, herët a vonë, gjithmonë gjen rrugën e vet – edhe nëse kjo do të thotë të shkatërrojë rrugën tonë. Në një vend ku nuk bëhet as minimumi për të parandaluar dëmin, pasoja bëhet tragjike. Dhe gjithçka nis me ujin. Me ujin që kërkon rrugën e tij, sepse rruga jonë nuk është ndërtuar për ta duruar.

Pa studim, pa sistem, pa përgjegjësi. Kur mungojnë tubat, flet toka. Dhe flet kështu – me çarje që ndajnë rrugën, jetën, dhe shpesh edhe fatin e njerëzve. Kjo nuk është një rrugë e thyer nga natyra, por nga moskujdesi njerëzor. Aq katastorfe eshte bere saqe dhe nje pesh me te vogel nk e bante jo me fugonat me puntor dhe makinat e vogla.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit