Katastrofë mjedisore, Liqeni i Potpeckos 'mbytet' nga plehrat

Katastrofë mjedisore, Liqeni i Potpeckos ‘mbytet’ nga…

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një video të pazakontë të liqenit Potpecko me titulin: Plehrat përmbytin Serbinë Pamja shokuese u hodh fillimisht në rrjetet sociale në 4 Janar 2021 e më pas u përhap në të gjithë sitet ambientaliste në Europë.

“Plehrat janë përhapur deri në horizont duke mbushur gjithë sipërfaqen e liqenit”, kështu e përshkruan agjensia Reuters këtë pamje të pazakontë që ka tronditur opinionin vendas.

Banorët e zonës e konsideruan përmbytjen e liqenit nga plehrat një katastrofë mjedisore.

Aktivisti i mjedisit, Sinisa Lakovic, thotë se ndotja plastike ka ndodhur për shkak të depozitimit të plehrave në vend depozitime të paligjshme dhjetravjeçare.

Disa prej këtyre vende depozitimeve ndodhen në pjesën e sipërme të liqenit. Duke qenë se janë male me plehra mbi tokë, ato kanë rrëshqitur në ujë. Tani katastrofa mjedisore rrezikon të shkaktojë dhe një tjetër pasojë të rëndë siç është bllokimi i digës në hidrocentralin e Visegad. (Shini pamjet e publikuara nga Reuters) 

https://reut.rs/3s2bo0z

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit