Njihuni me 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që u betuan sot

Njihuni me 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor…

Sot ishte dita e betimit e tetë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Ato u përzgjodhën para dy ditësh.

Ceremonia u zhvillua gjatë orëve të mëngjesit në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

E pranishme në ceremoni ishte dhe Naureda Llagami, kryetarja e KLGJ-së. Ajo për proçesin u shpreh; Të zgjedhur nga një trup gjyqtarësh të cilët kanë kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar, jo vetëm aftësia e tyre profesionale, figura, pasuria, integriteti besueshmëria janë në lartësinë e detyrës për të përmbushur pritshmëritë e palëve politike por dhe publikut për procesin zgjedhor, për të garantuar proces të lirë, të barabartë e të ndershëm.

Për tetë anëtarët e sapozgjedhur, ajo kishte një porosi: Sfidat nuk do ju mungojnë, por mbani parasysh misionin si gjyqtar që kontribuoni në sundimin e ligjit dhe shtetit demokratik.
8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë:

1. Sokol Ibi
2. Manjola Xhaxho
3. Edlira Petri
4. Emona Muci

5. Asim Vokshi
6. Gentian Medja
7. Esmeralda ceka
8. Alma Kolgjoka

Detyra kryesore e tetë gjyqtarëve do jetë të shqyrtojnë mosmarrëveshjet që mund të lindin mes palëve pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit