Katër amerikanë rrëmbehen nga persona të armatosur në kufirin me Meksikën

Katër amerikanë rrëmbehen nga persona të armatosur…

Autoritetet meksikane dhe amerikane po punojnë së bashku për të gjetur katër amerikanë, të cilët u sulmuan nga persona të armatosur në veri të Meksikës dhe u rrëmbyen menjëherë, pasi kaluan kufirin mes dy vendeve.

Katër amerikanët, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur, ishin në një furgon të bardhë me targa të Karolinës së Veriut kur kaluan të premten e kaluar nëpër Matamoros, shteti Tamaulipas, Meksikë. Lajmin e bëri të ditur Ambasada e SHBA, e cila bën thirrje për ndihmë nga qytetarët për të identifikuar rrëmbyesit.

Personat e armatosur dyshohet se kanë qëlluar pasagjerët e furgonit dhe më pas i kanë futur në një automjet tjetër dhe janë larguar nga zona. Një zyrtar meksikan i tha Reuters se viktimat e rrëmbimit ishin tre burra dhe një grua. Ambasadori amerikan në Meksikë, Ken Salazar, tha se një “meksikan i pafajshëm” u vra gjatë incidentit.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha sot se amerikanët kaluan kufirin për të blerë ilaçe dhe se Ministria e Sigurisë Publike po punonte me FBI-në për të gjetur pengjet. FBI ofroi një shpërblim prej 50,000 dollarësh për kthimin e të katërve dhe arrestimin e personave të përfshirëve në sulm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit