"Katër ditë pa ujë në kulmin e vapës." Banorët e Rrugës së Re në Vlorë kërkojnë reagim

“Katër ditë pa ujë në kulmin e…

Një banore e Vlorës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e furnizimit me ujë në Rrugën e Re, në lagjen “Lirim”, ku sipas saj banorët kanë mbetur pa ujë prej katër ditësh.

Në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë, qytetarja shprehet:

“Përshëndetje.

Jam banore e Vlorës, Rruga e Re, Lagjja Lirim. Prej 4 ditësh jemi pa furnizim me ujë dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion të qartë se kur do të rikthehet.

Kjo situatë është bërë e papranueshme, sidomos në këto temperatura të larta të verës. Kërkojmë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe një sqarim zyrtar për arsyen e ndërprerjes dhe afatin e rikthimit të ujit.

Kërkojmë një shpjegim zyrtar se cila është arsyeja e ndërprerjes, kur pritet të rikthehet furnizimi me ujë dhe pse nuk është dhënë asnjë njoftim apo zgjidhje konkrete deri tani.

Ju lutemi të merrni masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi, pasi uji është një nevojë jetike dhe nuk mund të mungojë për kaq shumë ditë.

Presim reagim dhe zgjidhje sa më shpejt. Faleminderit.”

Denoncimi vjen në një periudhë kur temperaturat në vend kanë arritur nivele shumë të larta, duke e bërë mungesën e ujit një problem serioz për jetën e përditshme të banorëve.

Sipas qytetares, shqetësues nuk është vetëm mungesa e furnizimit, por edhe fakti që deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar mbi arsyen e ndërprerjes apo afatin e rikthimit të shërbimit.

Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se furnizimi me ujë është një shërbim jetik dhe nuk mund të mungojë për katër ditë radhazi pa asnjë njoftim apo zgjidhje konkrete.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit