Katër milionë italianë kthehen në punë mes pasigurisë në lidhje me virusin! Cilat biznese qëndrojnë mbyllur

Katër milionë italianë kthehen në punë mes…

Më shumë se 4 milion italianë do të kthehen në punë të hënën (4 maj) mes pasigurisë së vazhdueshme se cilat aktivitete lejohen dhe cilat janë të ndaluara në të ashtuquajturën “faza e dytë” e luftës së Italisë kundër pandemisë.

Pasi ka provuar bllokimin më të gjatë në Europë, Italia gradualisht po fillon të heq masat kufizuese kundër koronavirusit pasi një vendim për lehtësimin e bllokimit u njoftua më 26 prill. Që nga sot, bizneset në sektorin e ndërtimeve dhe tregtia me shumicë do të rifillojnë aktivitetet, ndërsa restorantet mund të rihapen vetëm për shërbime të rralla.

Ndërsa ndalohen të gjitha tubimet publike, njerëzit tani e tutje do të lejohen të vizitojnë të afërmit në një numër të vogël, dhe ceremonitë e varrimit mund të mbahen me një maksimum prej 15 personash që marrin pjesë. Vendi fillon kështu atë që qeveria e quan ‘faza e dytë’ e betejës së saj kundër COVID-19, e cila synon të krijojë kushte për të jetuar me virusin derisa një vaksinë ose kurë të jetë në dispozicion për përdorim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit