
Për plot një vit, katër njerëz do të jetojnë në një simulim të planetit Mars për të ndihmuar NASA-n të përgatitet për eksplorimin njerëzor atje.
BBC raporton se gjatë simulimit, anëtarët e ekuipazhit do të kryejnë lloje të ndryshme të aktiviteteve të misionit, si shëtitjet e simuluara në hapësirë dhe operacionet robotike.
Për të qenë sa më realistë në Mars, ata gjithashtu do të përballen me faktorë stresues mjedisorë si kufizimet e burimeve, izolimi dhe dështimi i pajisjeve.