Katër plumba në drejtim të Kryeministrit sllovak

Katër plumba në drejtim të Kryeministrit sllovak

Katër plumba janë lëshuar ditën e sotme drejt Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, duke e plagosur atë në bark. Të shtënat ndaj kryeministrit ndodhën në momentin që ai u afrua pranë një turmë të vogël njerëzish për të shtrënguar duart. Ai u ngrit nga rojet e sigurisë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Suzana Caputiva, presidentja e Sllovakisë ka dënuar këtë sulm duke e quajtur atë brutal.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atentatit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico që mbeti i plagosur pas të shtënave. Von der Leyen e quan në X një ‘sulm të poshtër’ dhe që ‘minon demokracinë’.

“Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët.

Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.” , shkruan Von der Leyen në X.

Deri më tani, policia sllovake ka arrestuar një të dyshuar, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Mediat kanë publikuar pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar jashtë qendrës kulturore në Handlova.

Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit