Katër raste të reja me koronavirus në Premier League

Katër raste të reja me koronavirus në…

Pas valës së parë dhe më pas të dytës të testeve të koronavirusit, si pjesë e rifillimit të Premier League, “SkySport” njofton ditën e sotme se seria e tretë e testeve të kryera midis datës 25 dhe 26 maj, ka zbuluar katër anëtarë nga tre klube të ndryshme pozitiv me Covid-19.

Në total, jo më pak se 1008 teste (lojtarët, staf teknik( janë kryer në radhët e 20 klubeve të elitës angleze në orët e fundit.

Përveç këtyre katër rasteve, në Premier League janë zbuluar edhe 8  të tjerë në dy testet e mëparshme.

Në përputhje me protokollin, personat në fjalë do të qëndrojnë për një periudhë 7 ditore në izolim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit