Katy Perry lartëson flamurin e Kosovës

Katy Perry lartëson flamurin e Kosovës

Mijëra të rinj u mblodhën në Prishtinë për edicionin e radhës të festivalit Sunny Hill, ku mbrëmja e 31 korrikut u dominua nga performanca spektakolare e yllit botëror Katy Perry. Artistja amerikane elektrizoi skenën me hitet e saj, ndërsa një nga momentet më të veçanta ishte ngritja e flamurit të Kosovës gjatë performancës, gjest që u prit me ovacione nga publiku.

E veshur me një kostum astronauteje, Katy Perry interpretoi një skenografi ku akrobatët i dorëzuan flamurin e Kosovës, të cilin simbolikisht e “vendosi në hënë”. Duke përshëndetur mijëra të pranishmit me fjalët: “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”, artistja krijoi menjëherë një lidhje të ngrohtë me publikun. Gjatë koncertit, ajo ftoi në skenë edhe një vajzë 10-vjeçare dhe falënderoi Dua Lipën për ftesën, duke e cilësuar Sunny Hill si “festivalin më të mirë në Europë”.

Para performancës së Katy Perryt, atmosferën e ndezi këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, ndërsa festivali do të vijojë edhe gjatë fundjavës me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Lewis Capaldi dhe Martin Garrix. Sunny Hill vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, duke sjellë në Kosovë artistë me famë botërore dhe mijëra vizitorë nga vende të ndryshme.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1920590991949009%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit