Prej ditësh pa ujë, banorët në stres, turistët braktisin Golemin

Prej ditësh pa ujë, banorët në stres,…

Në zonën e Golemit prej ditësh nuk ka ujë, gjë që po ndikon rëndë në jetën e banorëve dhe në aktivitetin e bizneseve lokale. Shumë banesa dhe objekte me qira janë boshatisur, ndërsa pushuesit e huaj po largohen për shkak të pamundësisë për të siguruar furnizim të vazhdueshëm me ujë. Banorët ankohen se nuk marrin përgjegjësi nga ujësjellësi, ose uji vjen vetëm për disa orë në ditë, duke e bërë jetesën në këto ditë të nxehta të verës thuajse të pamundur. Situata rëndohet edhe më tepër për shkak të tharjes së lumenjve dhe ujëvarave të cilat po ndikohen nga hidrocentrale të ndërtuara në vend duke reduktuar ndjeshëm burimet natyrore të ujit.

Në këto kushte, ndonëse shumë banorë të Golemit nuk kanë ujë në çezmat e tyre, nuk janë marra masa konkrete për të garantuar këtë element bazë për nevojat e domosdoshme të banorëve. Ujësjellësi i Kavajës iu dorëzua me vendim Këshilli Bashkisë së Durrësit, gjatë kohës kur pushteti lokal drejtohej nga e majta. Që atëherë, qytetarët e Kavajës janë lënë në harresë, ndërkohë që uji po i dërgohet bizneseve dhe qytetit të Durrësit, në dëm të komunitetit lokal. Drejtori aktual i UKD-së për Kavajën është Olti Dautaj, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim publik për situatën. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Qytetari shkruan:

Denoncoj se ne Golem s’kemi uje. Po na falementojne bizneset dhe shtëpitë qe japin njerëzit me qera po ikin pushuesit e huaj sepse ujësjellësi nuk përmbush nevojat e njerëzve dhe popullatës qe kërkon ujë ne këto dit te nxehta vere nëse nuk kemi uje qelbesh ne shtëpi nga vapa bëni publik ketë denoncim asnjeri nuk hap tel ne ujësjellës dhe kur përgjigjen ne 4 do keni uje si mund te rrish pa uje gjithe diten e te presësh oren 4 per 4 ore uji dhe pastaj me prit prap e prap e prap Anonim te lutem! Vetem ju na keni ngel te denoncojmë se askush nuk hap tel apo nese e hap po po thonë dhe asgje nuk behet Ka mungese ujti se ujëvarat apo lumenjtë keto po i thajnë me HEC-et e tyre qe kane bo neper malet e Shqiperise.

Denoncimi 2

Pershendetje! Ne Golem ka qe dje qe nuk ka pasur uje. Une jap apartamente me qera dhe turistet duan te largohen per shkak te ujit. Jemi ne 2025 dhe akoma nje nder pyetjet qe me bejne klientet eshte nese ka uje apo jo . Dhe pretendohet qe turizmi sa vjen te jete ne rritje me keto kushte. Te lutem anonim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit