Kavajë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, 60-vjeçari përfundon në spital

Kavajë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike,…

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Greth të Kavajës.

Një 60-vjeçar me iniciale T.K. ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë është lënduar.

Ai u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 31.01.2021, në fshatin Greth, Kavajë, shtetasi T. K., 60 vjeç, në banesën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” – njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit