Kavajë/ Gjendet trupi i pajetë i një burri, 200 metra nga bregu i detit

Kavajë/ Gjendet trupi i pajetë i një…

Trupi i pajetë i i një burri është gjetur rreth 200 metra larg bregut të detit në Kavajë mëngjesin e sotëm.

Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.

Burime për mediat raportojnë se ai u gjet nga peshkatarët e zonës, të cilët më pas njoftuan policinë.

Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit