
Dy persona kanë mbeturtë plagosur, por ende nuk ka raporte për gjendjen e tyre shëndetësore.
Katër persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua sot në Kazakistanin perëndimor.
Helikopteri u rrëzua në afërsi të komunitetit Tsapourino, 54 kilometra larg qytetit Oral, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Situatave të Emergjencave, Ruslan Imankulov, raportojnë mediat e huaja.
Helikopteri Mi-8 mbante një zyrtar nga kompania shtetërore e naftës KazTransOil, i cili po inspektonte një tubacion qendror nga ajri.
Nga pesë anëtarët e ekuipazhit, katër humbën jetën. Ekipet e shpëtimit i dhanë ndihmën e parë dy të plagosurve në vend, përpara se t’i dërgonin në spital.