Ke apo s'ke para për bukë, tani maskën do ta mbash me detyrim edhe në rrugë

Ke apo s’ke para për bukë, tani…

Në asnjë ditë nuk ka qenë efektive me masat që ka marrë deri tani, por qeveria “Rama” po u bën gati një tjetër ‘penallti pa portjer’ shqiptarëve, që t’i shpërqëndrojë nga problemet reale…

Qeveria bashkë me një grup “ekspertësh” që i përdor sa herë nuk di se si ta zgjidhë problemin botëror të pandemisë së koronavirusit, tani po shikon mundësinë e një riizolimi, ose të disa masave të reja represive.

Këtu nuk është fjala për të bërë panik, por gjithsesi asnjë masë e propozuar deri tani si nga qeveria ashtu dhe nga OBSH-ja, nuk kanë ndryshuar asgjë në lidhje me virusin.

E pra të dashur bashkëqytetar,është fjala për të mbajtur me detyrim edhe në rrugë dhe ambiente të hapura maska.

Këtë peshqesh qytetarët shqiptarë që nuk po marrin veten nga varfëria, do ta kenë sërish sikurse edhe karantinën 3-mujore, nga “çudibërësi” Komiteti i Ekspertëve.

Ky i fundit, i kthyer si një klub plakash fallxhore, po i sugjeron qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që të bëjnë me detyrim ligjor mbajtjen e maskës në rrugë për cilin do qytetar.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, e ka bërë publik këtë propozim, ku duke qenë në një mendim me mjekun Pëllumb Pipero, kanë pohuar se maska duhet të mbahet me detyrim që të frenohet përhapja e COVID 19.

Si pjesë e komitetit teknik të ekspertëve, Brataj, tha se, deri tani është rekomanduar që maska të bëhet e detyruar në ambientet e mbyllura.

Nëse kjo gjë ndodh, sipas tij, mund të kemi për 3 javë shifra më të ulëta të të prekurve nga virusi.

Sipas Bratajt, “kjo është diskutuar para 3 ditësh në mbledhjen e komitetit. Tani janë liruar masat, është hapur edhe transporti publik. Ne të gjithë e kemi dhënë rekomandimin për mbajtjen e maskës”.

Maska dhe doreza ka qenë e rekomanduar, jo e detyruar.

“Maska duhet të bëhet detyrim, të mbron 70%, kurse dorezat jo. Po të zbatohen këto masa që themi, për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve…”,- tha Brataj.

Ndërkohë një ditë më parë shefja e ISHP-së, Dr. Silvana Bino, hodhi si mundësi vendosjen e karantinës për fundjava.

Kjo gjë u shkon për shtat edhe planeve të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që kërkojnë mbyllje të qyteteve në fundjava, me qëllim që të shëtisë e lirë nëpër Shqipëri vetëm “Byroja politike”, si në ditët e karantinës.

Por u kujtojmë zotërinjve se sot që po flasim Beogradi po digjet dhe Presidenti Vuçiç, miku i kryeministrit tonë Rama, u zbyth përpara presionit të popullit që i shkoi poshtë zyrës, me gjithë dhunën policore.

Bëni kujdes shumë të dashur… jo deri këtu! Ju nuk e njihni inatin e shqiptarit…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit