Ke dëshirë të rikthehesh? Shqipja shpreh dëshirën

Ke dëshirë të rikthehesh? Shqipja shpreh dëshirën

Shqipe Hysenaj është konkurrentja e parë e cila u pezullua nga emisioni “Për’puthen”. Ajo njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe i thotë gjërat troç.

Pas largimit nga programi, ajo publikoi disa “bomba” për disa nga konkurrentët. Ishte Shqipja, ajo që në fillim zbuloi lidhjen e Teas me Beartin, e së fundmi është shprehur se Andi dhe Melisa bashkëjetojnë.

Nëse dikur ajo ishte personazhi më “i urryer” në Shqipëri, tashmë një pjesë e madhe kanë nisur t’i kërkojnë falje për fjalët me të cilat i janë drejtuar.

Shqipja zbulon dëshirën të rikthehet njëherë në

“Më fal, të kam dërguar një mesazh shumë të keq, por kisha tjetër mendim për ty”, i shkruan një ndjekës Shqipes, teksa ka nisur një bashkëbisedim me fansat e saj të shumtë.

Ish-konkurrentja i përgjigjet me një video ku shprehet se i ka falur të gjithë ata që i kanë kërkuar ndjesë për fjalët e thëna dikur, pasi i kupton fare mirë.

Pyetja që na tërhoqi vëmendjen lidhej me ‘rikthimin’ e Shqipes në “Për’puthen”.

Shqipja zbulon dëshirën të rikthehet njëherë në

“Shqipe, shko si e ftuar tek “Për’puthen” dhe thuaj 2 fjalë për Tean se e meriton të marrë një mësim të mirë.”- i shkruan një ndjekës.

Ish-konkurrentja tregon se e ka këtë dëshirë, për t’i përplasur të gjithëve të vërtetën në fytyrë.

Shqipja zbulon dëshirën të rikthehet njëherë në

“Nuk të gënjej, kam shumë dëshirë të shkoj dhe kam akoma më dëshirë sikur të ishin të gjithë. Por kur them të gjithë, nga fillimi i emisionit e deri më sot. Nuk e keni idenë çfarë do kishit parë!”- është shprehur ajo duke qeshur.

Ndërsa e pyetur nëse emisioni është real, Shqipja është shprehur “po” dhe se ajo dha shpirtin aty.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit