KE dhe Austria dhurojnë 145 000 doza të vaksinës Pfizer për Shqipërinë, ja kur pritet të mbërrijnë

KE dhe Austria dhurojnë 145 000 doza…

Austria ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e sotme, 20 Prill deri në muajin gusht, planifikon të dërgojë në vendet e Ballkanit Perëndimor 651,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Prej këtyre dozave, 145 mijë vaksina janë përcaktuar për t’u dërguar në Shqipëri.

Dërgesa do të jetë pjesë e një skeme të BE-së për të siguruar ndihmë për vendet fqinje dhe Afrikën.

Autoritetet e Vjenës thanë se kjo dërgesë mund të pasohet edhe nga të tjerat.

Austria shërben si vend që koordinon dërgimin e vaksinave në Ballkanin Perëndimor si pjesë e një mekanizmi të BE-së për ndarje të vaksinave.

Pesë vende të Ballkanin Perëndimor: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë pasur pak sukses në fushatën e vaksinimit derisa Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në Evropë.

Mungesa e vaksinave madje ka çuar nxitur protesta në Bosnjë.

“Përmes kësaj iniciativë ne po tregojmë se nuk po e lëmë pas rajonin”, tha ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg në një konferencë shtypi, duke shtuar se këto doza të vaksinës nuk janë pjesë e kuotës kombëtare të Austrisë, por sigurohen nga Bashkimi Evropian.

Schallenberg tha se vaksinat do të shpërndahen nga fillimi i muajit të ardhshëm bazuar në nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bosnja do të marrë pjesën më të madhe me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000 dhe Maqedonia e Veriut me 119,000. Serbia është e fundit me 36,000.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit