KE: Nuk ka rrugë tjetër, Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen

KE: Nuk ka rrugë tjetër, Kosova dhe…

Këshilli Europian ka deklaruar se Serbia dhe Kosova duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit në vijim, që të hapin rrugën për në BE. Përmes një postimi publik, udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian  tregojnë se e mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër.

KE shprehet se tani të dyja palët duhet të veprojnë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të hedhur hapa drejt BE.

Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe planin e zbatimit të saj, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si pjesë integrale e rrugës së tyre evropiane, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me shpejtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në publikimin e Këshillit Evropian.

Plani evropian, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit