Zyrtare: Ylli i kombëtares transferohet tek Espanyol

Zyrtare: Ylli i kombëtares transferohet tek Espanyol

Mungonte vetëm zyrtarizimi por tashmë edhe ai ka ardhur.

Pasi kaloi me sukses vizitat mjékësore Keidi Bare është prezantuar nga Espanyol si përfòrcimi më i ri i skuadrës katalanase.

Mesfushori i kombëtares shqiptare bën një hap të rëndësishëm në karrierë duke u larguar nga Malaga që kishte shumë pròbleme financiare dhe duke u transferuar te një tjetër skuadër e Segunda Division por që synon rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit spanjoll.

Espanyol ka dérdhur në arkat e Malagas 2 milionë euro për kartonin e talentit shqiptar, me 400 mijë euro që do të shkojnë në arkat e Atletico Madrid që zotëronte 20% të kartonit të kuqeziut.

Bare ka firmosur për 4 vite me Espanyolin dhe pritet të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon. Në 2 javët e para të kampionatit Espanyol ka grumbulluar 4 pikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit