Keisi nuk ka ndërmend t’i ndalë thumbat për Stresin, ja çfarë postoi në rrjetet sociale

Keisi nuk ka ndërmend t’i ndalë thumbat…

Gjatë ditës së djeshme, në rrjete sociale tërhoqën vëmendjen disa “deklarata” të forta të parteneres së Stresit, e cila linte të kuptohej se ishte ndarë me reperin.

U aludua se shkak për këtë ishte bërë tradhtia, pikërisht për shkak të postimit të Keisit ku shkruhej: “Nëse tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë.”

Keisi tregoi gjithashtu se nuk kishte arsye të vinte në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka rrëfyer edhe sa e zhgënjyer është nga partneri i saj. E pyetur në llogarinë e saj në Instagram se çfarë e lëndon më tepër në jetë, ajo u përgjigj:

Njerëz që të zhgënjejnë pafund dhe pa mëshirë”

Bukuroshja nuk ka ndërmend të heshtë për mënyrën sesi ndihet dhe fjalët e saj janë si thumba për Stresin, i cili ende nuk ka reaguar pas ndarjes. Ende nuk e dimë ç’ka ndodhur mes dyshes, mirëpo kjo nuk është hera e parë që ata ndahen për t’u ribashkuar sërish. Mbetet të presim për të parë ç’do të ndodhë tashmë mes tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit