Këlcyrë, 67-vjeçarja denoncon të birin: Më ka rrahur sistematikisht

Këlcyrë, 67-vjeçarja denoncon të birin: Më ka…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet. Policia ka arrestuar një 35-vjeçar. Mbi të rëndon akuza e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij. 67-vjeçarja ka denoncuar dhunën nga i biri në polici.

Njoftimi i policisë:

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ditët e fundit bëri bujë në media dhuna e ushtruar ndaj një të moshuare në azilin e Pejës. Ajo u dhunua nga një infermiere që punonte aty. Mesa duket të moshuarit nuk kanë siguri askund pasi në institucione dhunohen nga punonjësi dhe në shtëpi nga fëmijët e tyre, si rasti më lart.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit