Këlliçi "arreston" Veliajn, protestuesit hedhin molotov drejt bashkisë

Këlliçi “arreston” Veliajn, protestuesit hedhin molotov drejt…

Këtë të martë po mbahet protesta e radhës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Opozita para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D”.

Ish deputeti Belind Këlliçi deklaroi se qëllimi është çuarja para drejtësisë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se SPAK ka vetëm dy rrugë, ose të çojë Veliajn para drejtësisë, ose të rrëzojnë Reformën në Drejtësi.

Qëllimi ynë është çuarja para drejtësisë një hajdut qëndron në zyrën e kryebashkiakut duhet të japë dorëheqjen. SPAK ose do shembu reformën në drejtësi dhe Dumanin dhe e ka përmendur 11 herë emrin e Veliaj në lidhje me Incerenatorin e Tiranës, ose do të çojë para drejtësisë një hajdut”, tha Këlliçi.

Ish deputeti i ka vënë prangat një personi i cili mbante një maskë në fytyrë me pamjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai u shpreh se ky është një akt simbolik dhe kjo do të ishte pamja e kryebashkiakut së shpejti. Këlliçi në fjalën para protestuesve tha se vjedhja e bërë me bandën “5D” ka habitur partnerët ndërkombëtarë.

Ndërkohë që ashtu si në protestat e para, edhe këtë herë ka pasur incidente. Protestuesit kanë hedhur molotov, mollë e vezë në drejtim të bashkisë. Pas këtyre incidenteve, policia u ka bërë apel protestuesve që të ruajnë qetësinë. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune“, njoftoi policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit