Këlliçi bën paralajmërimin e fortë: Rama nuk na ndalon dot me autoblinda

Këlliçi bën paralajmërimin e fortë: Rama nuk…

Belind Këlliçi i cili është Kryetari i Komisionit të Përkohshëm në PD, ka deklaruar se  rezultati i votimit nuk lë vend për diskutim. Sipas tij, ky komision do të mblidhet në ambientet e PD-së për të vendosur agjendën politike.

Në deklaratën për mediat, ai komentoi edhe blindimin e selisë blu nga policia, për të cilin tha se kryeministri Edi Rama nuk i ndalon dot të shkojnë pranë ambienteve të selisë.

“Mua Belind Këlliçin do më ndalojë Rama të futem në PD? Kjo është absurdse, ai maksimumi mund të më pengojë të hyj në PS. Nuk ka nevojë për autoblinda,  mjaftojnë dy rojet e nderuara që të mbrojnë selinë tonë”, tha Këllicci.

Belind Këlliçi:

Në zbatim të vendimmarrjes së sotme, do duhet të bëhet një mbledhje e parë e komisionit të përkohshëm e rithemelimit të PD-së, me 29 anëtarët e rinj të këtij komisioni. Në këtë mbledhje do të vendosim edhe hapat e mëtejshëm. Sot Kuvendi Kombëtar u mbyll me votimin dhe publikimin e rezultatit për shkarkimin e kryetarit të PD-së. Rezultati nuk lë vend për diskutim. Më vjen mirë që media ka pasur të gjithë mundësinë të intervistojnë delegatët dhe të shohin se si kanë votuar me zë dhe me figurë. Çdo gjë ka qenë transparente. Gjithashtu, sot u vendos që të ketë një ratifikim të shkarkimit të zotit Basha me një anëtar një votë në 18 dhjetor në të gjitha degët e PD në Shqipëri. Hapat e mëtejshëm do i marim pas takimit të komisionit.

Sot më vjen keq që kam parë video dhe foto që selia e PD ka qenë e rrethuar me policë të shtetit me urdhër të Ramës. Kjo është qesharake dhe e patolerueshme. Ne do të mblidhemi në ambientet e partisë tonë.

Mua Belind Këlliçin do më ndalojë Rama të futem në PD? Kjo është absurde, ai maksimumi mund të më pengojë të hyjë në PS. Nuk ka nevojë për autoblinda,  mjaftojnë dy rojet e nderuara që të mbrojnë selinë tonë.

Lulzim Basha më ka shkarkuar para një muaji. Sot le të bëjë ç’të dojë pasi sot ka folur sovrani, Kuvendi Kombëtar i PD është organi më i lartë vendimarrës në PD. Nëse marrëzia arrin deri në këtë pike, ky është problem i lidershpit jo i imi.

E gjthë procedura ka qenë transparente dhe standarde. Nuk e di si mund të vihet në diskutim vendimmarrja e kësaj trupe. Trupa më e lartë dhe forumi më i lartë vendimmarrës i PD.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit