Këlliçi-Ramës: Kur të kap Franca në gënjeshtër, bëhesh zyrtarisht “mashtrues me patentë ndërkombëtare”

Këlliçi-Ramës: Kur të kap Franca në gënjeshtër,…

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, komentoi reagimin e Ambasadë së Francës në Shqipëri, në lidhje me sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së dhe Francës për vaksinat anti-Covis-19.

“Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët. Informacion i pavërtetë sipas ambasadës franceze, e cila e konsideron këtë “një sulm ndaj një vendi mik dhe aleat si Franca”. Në të vërtetë, financimi për vendet e Ballkanit Perëndimor kap vlerën 70 milionë euro nga programi IPA. Kur të kap Franca në gënjeshtër, bëhesh zyrtarisht “mashtrues me patentë ndërkombëtare””, shkruan midis të tjerash kreu i FRPD-së.

Postimi i plotë

Kryeministri është i gjatë por gënjeshtra e tij i ka këmbët e shkurtra!
Ambasada e Francës në Tiranë ka përgënjeshtruar Edi Ramën!
Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët. Informacion i pavërtetë sipas ambasadës franceze, e cila e konsideron këtë “një sulm ndaj një vendi mik dhe aleat si Franca”. Në të vërtetë, financimi për vendet e Ballkanit Perëndimor kap vlerën 70 milionë euro nga programi IPA.
Rama bën me faj Francën sepse sipas mendores së tij të gjithë kanë faj, Franca, Hollanda, Saliu.
Vetëm ky që qeveris nuk paska faj! Mllef i vjetër i tij për shkak të refuzimit francez për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Kur të kap Franca në gënjeshtër, bëhesh zyrtarisht “mashtrues me patentë ndërkombëtare”. Urime! Ti e meriton! Shqipëria jo!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit