Kelmend Balili kërkon lirimin nga burgu, më rrezikohet...

Kelmend Balili kërkon lirimin nga burgu, më…

Kelmend Balili, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ka kërkuar lirimin nga burgu. Burimet bëjnë me dije se shkak i kësaj kërkesë janë bërë kushtet shëndetësore në të cilat ndodhet Balili.

Balili kërkon ndryshimin e nivelit të sigurisë, ndërkohë që Gjykata e Elbasanit ka kërkuar ekspertizë mjekësore.

Ish-zyrtari i lartë akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Si prova fajësie në seancat gjyqësore janë dhënë përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.

Kelmend Balili jetoi për dy vite në arrati për t’u vetëdorëzuar vetëm disa javë më parë, kur dosja penale e tij u dërgua për gjykim. Ai mohon të jetë përfshirë në veprimtari kriminale dhe këmbëngul për pafajësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit