Këmbëngul se ka qenë e rrëmbyer nga alienët, 50 vjeçarja britanike: Kam prova dhe fakte

Këmbëngul se ka qenë e rrëmbyer nga…

Një shtetase britanike, këmbëngul se kur ka qenë fëmijë është rrëmbyer nga alienët duke treguar disa shenja që i ka në trup.

Paula Smith, 50 vjeç, nga Bradford ka bërë me dije se përvoja e saj e parë jashtëtokësore ndodhi kur ajo ishte një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeçe dhe de5ri më tani ajo pretendon se është rrëmbyer rreth 50 herë.

“Ka pasur disa reagime dhe njerëzit që më quajnë “të çmendur”, gjë që nuk është aspak e mirë, por unë gjithashtu mund ta kuptoj plotësisht pse njerëzit nuk besojnë nëse kurrë nuk kanë pasur vetë në eksperienca të tilla. Unë kam përjetuar 52 incidente paranormale. Edhe unë nuk mund t’i besoj historitë disa herë, kështu që nuk habitem kur të tjerët nuk më besojnë mua ose temën”, ka thënë ajo.

Mes të tjerave mediat e huaja bëjnë me dije se ajo pretendon se është kthyer në shtëpi me një plagë trekëndëshi në fytyrë dhe shenja në krah por shton se pavarësisht përvojave të pazakonta, përpiqet të bëjë një jetë sa më normale të jetë e mundur.

Gjithçka që mund të bëj është të vazhdoj si normale, përndryshe do të çmendesha”, thotë ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit