Këmbimi valutor, Dollari pëson rënie

Këmbimi valutor, Dollari pëson rënie


Vlera e dollarit amerikan ka rënë brenda natës ku është blerë këtë mëngjes me 118.3 lekë dhe është shitur me 119.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.


Paundi britanik blihet sot me 131 lekë dhe shitet me 133.3 lekë.

Euro blihet sot me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë teksa nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme përballë Lekut.


Vlera e euros ka rënë nën vlerën e dollarit për herë të parë në pothuajse 20 vjet, teksa lufta në Ukrainë është duke ndikuar në vlerën e monedhës.


Muajt e fundit, dollari ka qenë i fortë pasi Banka Qendrore amerikane ka rritur normat e interesit.
Euroja, që është duke u dobësuar, do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë, sikurse nafta e papërpunuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit