Këmbimi valutor, monedhat e huaja forcojnë pozitat ndaj lekut

Këmbimi valutor, monedhat e huaja forcojnë pozitat…
Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave, monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
 
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,47 lekë dhe këmbehet me 105,19 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 123,65 lekë, ose 0,03 lekë më shumë.
 
Në pozita të trendit rritjes këmbehen të hënën edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.
 
Monedha britanike u forcua me 0,32 lekë dhe këmbehet në kuotën e 137,37 lekëve.
 
Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114,84 lekë ose 0,24 lekë më shumë se në fundjavë. /Gazetaatdheu.com/
 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit