“Kemi mjekë që po kryejnë vepra të rënda penale”, deputeti bën deklaratën e fortë

“Kemi mjekë që po kryejnë vepra të…

Deputeti Ralf Gjoni në një prononcim për media, akuzoi kryeministrin Rama për shmangie të interpelancës me të, rreth problematikës së menaxhimit të pandemisë. Gjoni u shpreh se është hera e 4-ët që kryeministri e shmang, duke nënkuptuar se ai po i bën bisht pyetjeve të tij në Kuvend.

Gjatë deklaratës së tij deputeti hodhi akuza të forta mbi sistemin shëndetësor, ku pohoi se kemi mjekë që kryejnë vepra penale duke rënduar shëndetin e qytetarëve. Në lidhje me këto aludime të tij, ai kërkon një interpelancë me Kryeministrin, pasi ministrja e Shëndetësisë i duket e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur.

“Kam kërkuar interpelancë me Ramën për 4 pyetje. Shof një shkerë paçavure, zoti kryetar interpelancë me ministren. Në mënyrë cinike dhe rallëse jo ndaj meje por ndaj shqiptarëve kryetari ka vënë firmën në një shkrim me gabime dhe për të kërkuar interpelancë…

Nuk mora përgjigje. Kjo tregon se Rama i bën bisht pyetjeve në Kuvend, unë mund të flas me Ramën kur të më dojë qejfi po këtu kërkohen që kryeministri të ketë minimumin e dinjitetit për t’u përgjigjur në Kuvend për disa pyetje të rëndësishme.

Kemi mjekë që kryejnë vepra penale duke rënduar shëndetin e qytetarve, dhe askush përgjigjet dhe nuk merr masa, kjo është tallje me shqiptarët. Është i vetmi vend që hyjmë në faqen zyrtare të kryeministrisë dhe s’ke asnjë protokoll dhe informacion në lidhje me pandeminë. Asnjë informcion në anglisht për protokollet në lidhje me pandeminë.

Kjo qeveri nuk po merr masat e duhura dhe juve si media duhet ta ngrini zërin dhe ne duhet të vazhdojmë ta ngremë zërin kundrejt këtij kryeministri që bën monologje”, tha Gjoni.

Burimi: Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit