Kemi, por nuk fluturojnë/ Ku përfunduan 6 helikopterët që u blenë për 78.6 mln euro

Kemi, por nuk fluturojnë/ Ku përfunduan 6…

Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të fluturojë në qiellin e Shqipërisë për të shuar flakët që kanë pushtuar vendin. Është publikuar kontrata që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Airbus Helicopter për të blerë 6 helikopterë.

Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë gjashtë helikopterë nga të cilët 4 janë të modelit cugar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopterë për emergjenca civile.

Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit