Këngë patriotike në sfond, nis protesta e shqiptarëve në Londër

Këngë patriotike në sfond, nis protesta e…

Shqiptarët në Londër do të mbajnë një protestë për të cilën shprehen se është ‘kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani’.

Edhe pse në Londër nuk ka shkuar ende ora 10:30, qindra shqiptarë janë mbledhur para parlamentit britanik.

Ata janë mbledhur për të kundërshtuar qëndrimin që qeveria dhe mediet britanike kanë mbajtur ndaj tyre në muajt e fundit. Në videom e publikuar duken shumë emigrantë që mbajnë pankarta në dorë dhe në sfond luhet muzikë shqiptare.

“Ne nuk jemi kafshë”,

“Krenar të jem shqiptar”,

“Suela duhet çuar në Ruandë”,

“Ndal bashkëpunimit me Edi Ramën”,

“Ne punojmë, ne paguajmë taksa, ne jemi shqiptarë”, shkruhet në disa nga pankartat e hapura sot në Londër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit