
Një grup i njohur polifonik “Gjergj Arianiti Mallakastër”, i ka kushtuar një këngë Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri.
Erdogan mbërriti në vendin Shqipëri për një vizitë zyrtare disaorëshe. Ai u prit me ceremoni nga kryeministri Rama dhe një delegacion me disa ministra të kabinetit. Dita e Erdogan në Shqipëri vijon me një takim mes presidentit Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve, është parashikuar edhe një konferencë për mediat.