Këngëtari i njohur do të adoptojë një vajzë nga komuniteti rom

Këngëtari i njohur do të adoptojë një…

Këngëtari i njohur kosovar Bajram Kafu Kinolli ishte i ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Gjatë fjalës së tij, Kafu zbuloi se së bashku me bashkëshorten, kanë vendosur për të adoptuar një vajzë të “komunitetit rom”.

Kjo dëshirë e tij, ka ardhur pas disa kërkimeve vetjake dhe ka arritur në përfundimin se fëmijët “rom”, në të gjithë rajonin, adoptohen në përqindje fare të vogël. Për këtë arsye ai së bashku me gruan, ka vendosur të adoptojë një vajzë që i përket këtij komuniteti.

“Do të adoptojmë një fëmijë.  Për mua dhe familjen tonë është një ndjenjë shumë e mirë, për t’i dhënë ngrohtësi fëmijëve. Këto kohë kam lexuar kush është më të adoptuarit në rajon, nga statistikat 2% të fëmijëve që janë në shtëpitë e fëmijës, janë ose serb ose njerëz me lëkurë të bardhë dhe  90% që nuk adaptohen, janë të Komunitetit Rom.  Për këtë arsye kemi vendosur që të kemi një gocë rome. Këtë vit inshallah të kemi një vajzë rome në shtëpinë tonë. Fëmijët romë nuk janë të dëshiruar të adoptohen. Po bëjmë një hap shumë të madh”, tha Kafu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit