Këngëtari reagon ashpër ndaj Ardit Gjebreas: Nuk kam më respekt për të, është dallavere!

Këngëtari reagon ashpër ndaj Ardit Gjebreas: Nuk…

Mentor Hazizi ka reaguar ashpër ndaj Ardit Gjebreas.

Ai nuk i ka ndaluar akuzat e tij ndaj Festivalit të RTSH-së, ku ia s’kualifikuan këngën që në fillim.Ai tha se nuk ka më respekt për Ardit Gjebean, i cili ishte njëri prej pjesëtarëve të komisionit të festivalit, ku kënga e Hazirit u skualifikua.

Mentor Haziri: Ata janë totalisht të korruptuar. Më ka ardhur shumë keq, sepse për Arditin kam pasur shumë respekt në të kaluarën. Nuk është që kam me respekt për Arditin, për shkak se mënyra se si jam eliminuar, pa hyrë në garë fare më ka bërë të mendoj ndryshe. Nuk kam më respekt për deri sa kënga ime nuk është pranuar dhe ai është në krye të atij komisioni.Haziri thotë se si rasti i tij ka shumë artistë që përballen me padrejtësi në Shqipëri, e për këtë arsye ai thotë se do vazhdojë të mbrojë të drejtën e tij deri në fund, pasi sipas Mentorit, kënga është eliminuar me të padrejtë nga edicioni i 60-të i festivalit të këngës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit