Këngëtari shqiptar gati të shkelë masat e qeverisë, ja çfarë do të bëjë pas 1 qershorit

Këngëtari shqiptar gati të shkelë masat e…

Këngëtari i njohur shqiptar Albi Xhepa ka reaguar kundër rregullave të qeverisë për ndalimin e koncerteve dhe grumbullimit të shumë personave.

Në një postim të fundit në Instagram, ai shprehet se prej datës 1 qershor është i hapur për koncerte për këdo që dëshiron ta ftojë.

Albi shprehet se nëse mbahen protesta këtë javë, askush nuk mund të ndalojë koncertet, që praktikisht është e njëjta gjë!

“Prej datës 1 qershor unë Albi Xhepa pranoj çdo ftesë për mbrëmje muzikore. Kush janë ata me u mbledh e ne jo? Boll mo se plasëm”– shkruan këngëtari në një postim në Instastory.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit