Këngëtarja boshnjake performoi shqip në Prizren! Tërbohen serbët, lumë kërcënimesh ndaj saj

Këngëtarja boshnjake performoi shqip në Prizren! Tërbohen…

Këngëtarja e njohur boshnjake me prejardhje shqiptare, Selma Bajrami, ka shkaktuar reagime të ashpra në mediat serbe pas një performance të fundit në Prizren. Ajo interpretoi disa nga hitet e saj më të famshme, por edhe këngë në gjuhën shqipe, gjë që është konsideruar provokuese nga media dhe komentues serbë. Momenti që ndezi më shumë reagime ishte kur Bajrami bëri simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që shpesh shihet si shprehje e krenarisë kombëtare shqiptare.

Mediat serbe e kanë quajtur këtë performancë si një “provokim në kurriz të Serbisë”, duke e cilësuar Prizrenin si “qytet të shenjtë serb” dhe duke e përshkruar koncertin si një veprim të qëllimshëm për të provokuar. Ato kanë theksuar se koncerti është mbajtur para flamurit të Republikës së Kosovës, të cilin e kanë quajtur “shtet i rremë”, dhe se Bajrami ka kënduar për publikun boshnjak e shqiptar në gjuhët e tyre.

Pas publikimit të videove nga koncerti në rrjetet sociale, reagimet nga përdorues serbë nuk kanë munguar. Komente fyese dhe kërcënuese janë shpërndarë në drejtim të këngëtares, duke e quajtur “refugjate”, “këngëtare lokali”, dhe madje duke sugjeruar që ajo “nuk do të shkelë më në trotuarin serb”. Këto reagime pasojnë një histori të mëhershme të tensioneve mes artistes dhe autoriteteve serbe.

Ajo nuk do të shkelë më në trotuarin serb”, “E varfëra”, “Lëre të shkojë në Shqipëri, çfarë do të bëjë një refugjat në Bosnjë”, “Nuk ka më Serbi “, “Nuk do të kesh shumë shqiptarë këtu”, “Këngëtarja e lokalit të fshatit”, “Urrejtës serb, gjaku nuk është ujë”, këto janë vetëm disa nga komentet që sebrët i bënë këngëtares boshnjake.

Në vitin 2024, Selma Bajramit iu ndalua hyrja në Serbi nga drejtori i atëhershëm i BIA-s, Aleksandar Vulin. Ai kishte deklaruar se ndalimi i saj u bë për shkak të paraqitjes së simboleve të “Shqipërisë së Madhe”, duke thënë se “nuk mund të tregosh simbolet e Shqipërisë së Madhe dhe të marrësh para në Serbi”. Ky vendim dhe deklaratat pasuese duket se kanë vazhduar të ndikojnë në marrëdhëniet e Bajramit me Serbinë dhe publikun e saj atje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit