Këngëtarja e famshme arratiset nga Afganistani: 'Jam mirë dhe gjallë'

Këngëtarja e famshme arratiset nga Afganistani: ‘Jam…

Ndërsa turma e qytetarëve afganë të dëshpëruar “vrapojnë” në aeroportin e Kabulit, për t’i shpëtuar talibanëve, shumë prej tyre janë lënë pas, me frikën se mos vriten, ose përdhunohen brutalisht, në rastin e grave.

Sidoqoftë, këngëtarja e rrymës pop, Ariana Sagid, ishte me fat, pasi u arratis nga Afganistani, mbrëmjen e së mërkurës, 18 gusht, me avionin e Forcave Ajrore të SHBA-ve.

Këngëtarja, Ariana Sagid, ka qenë anëtare e jurisë së spektaklit muzikor të vendit “The Voice”.

“Jam mirë dhe gjallë dhe jam duke pritur për fluturimin tim përfundimtar për në Stamboll,” shkroi ylli 36-vjeçar për 1.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Më vonë, ajo publikoi një fotografi që tregonte se kishte mbërritur në Turqi.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit