Këngëtarja e famshme e “fiksuar” pas Dua Lipës, mallkon Anwar Hadid: Shpresoj që ai të vdesë!

Këngëtarja e famshme e “fiksuar” pas Dua…

“Prisoner” është dueti i parë i dy këngëtareve me famë botërore, Dua Lipa dhe Miley Cyrus, i cili rezultoi një hit i vërtetë. Fansat mbetën pa fjalë edhe nga videoklipi, në të cilin dy yjet shfaqeshin shumë provokuese dhe “hot”.

Madje pas këtij projekti të përbashkët, Miley bëri një deklaratë mjaft të çuditshme që u komentua gjatë në rrjetet sociale. Gjatë një interviste, Cyrus u shpreh se me Duan kishte shkëmbyer një puthje në buzë, por nuk kishte arritur të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Këngëtarja gjithashtu shtoi se në fakt me kolegen nuk ka parë as ëndrra erotike, sepse ajo është në një lidhje me Anwar Hadid.

E teksa kjo deklaratë po harrohej nga fansat, Miley ka shkëmbyer disa mesazhe të çuditshme në “Twitter” me shqiptaren. Dua ka ndarë në këtë rrjet social një foto të saj nga festa që bëri në shtëpi pas çmimeve “Grammy” dhe në të shihet e veshur me fustanin e shkurtër nga “Versace”, që i nxjerr në pah format trupore.

E mesa duket Miley është “çmendur” pas fotove të saj, pasi i ka shkruar: “Ke ende të dashur?”. Lipa duke qeshur i ka pohuar se vazhdon ende të jetë e lidhur.

Këngëtarja e famshme e “fiksuar” pas Dua Lipës,

“Shkëlqyeshëm! E lumtur për ty!”, i ka kthyer më pas Miley. Këtij komenti Dua i është përgjigjur me “Faleminderit Miley! E vlerësoj!”.

Por Miley nuk e la me kaq! Pasi komenti që më shumë tërhoqi vëmendjen ishte: “Shpresoj që i dashuri i saj të vdesë!”, referuar Anwar Hadid.

Këngëtarja e famshme e “fiksuar” pas Dua Lipës,

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit