Këngëtarja e 'Little Mix' shtatzënë për herë të parë, partneri i saj kërkon disa 'këshilla' nga miqtë

Këngëtarja e ‘Little Mix’ shtatzënë për herë…

Këngëtarja e njohur e ‘Little Mix’, Perrie Edwards, ka rrëfyer se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin Alex Oxlade Chmberlin.

Këngëtarja e cila ështe në një lidhje me futbollistin Chamberlain ndau sot në rrjetin social Instagram lajmin e ëmbël, me një pamje të barkut të rrumbullakosur.

Ajo shkruajti: “Kaq e lumtur që jam në këtë rrugëtim të bukur.”

Ndërkohë, nga ana tjetër mes-fushori i Liverpool dhe Anglisë, Alex, bëri shaka duke u shprehur se kishte nevojë për këshilla se ‘si të ndyshojë pelenat femijës’.

Alex dhe Perrie publikuan lidhjen e tyre në vitin 2017.

Ajo e tregoi shtatzëninë e saj përmes disa postimeve, ku mbante veshur nje fustan joshës mëndafshi në ngjyrë jeshil.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit