Këngëtarja e njohur zbulon se deri në çfarë shume do të shpenzonte për veshjet

Këngëtarja e njohur zbulon se deri në…

Sa herë shfaqet në publik dhe në postimet në rrjetet sociale, Irma tërheq vëmendjen me stilin e saj që mund të ngatërrohej edhe me një blogere.

Por këngëtarja e dashur për publikun shqiptar në një intervistë në ‘Jo vetëm modë’ në tv Klan ka treguar se nuk do të blejë kurrë një veshje që kushton shtrenjtë.

Për këngëtaren e rëndësishme që veshja e saj të jetë brenda një cilësie të mirë si materiali dhe qepja.

Irma Libohova

Pjesë nga intervista me Orinda Hutën në Jo Vetëm Modë:

Orinda Huta: Për veshjen harxhon shumë?

Irma Libohova: 500 euro, nuk lajthis o Orinda. Të them të drejtën!

Orinda Huta: Nuk shkon asnjëherë tek këto çmime?

Irma Libohova: Tek të shtrenjtat jo!

Orinda Huta: Po pse? Ti i ke të gjitha mundësitë?

Irma Libohova: Po i kam. Nuk është se nuk e duam, të gjithë e duam luksin. Por kur unë kërkoj kaq shpesh që t’i ndërroj veshjet, domethënë pse duhet t’i blej kaq të shtrenja, ka plot gjëra.

veshje Pastaj kemi dhe stilistët, që na stilojnë, kemi dhe rrobaqepësit, atelie të ndryshme që na i realizojnë. Është e rëndësishme, por për mua ka më shumë rëndësi të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit