Këngëtarja Fifi futet në oksigjenoterpi, shpërndan foto nga spitali dhe prek me fjalët: Kam nevojë të më kthehet zëri im, kam nevojë të marrë frymë

Këngëtarja Fifi futet në oksigjenoterpi, shpërndan foto…

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, duket se këto ditë vere nuk gjendet në një formë të mirë shëndetësore.

Këngatarja përmes një postimi në Intagram u ku ka bërë me dije ndjekësve të saj se ndodhet në spital dhe po trajtohet me oksigjenoterapi.

Në foton e shpërndarë prej saj shihet nga shtrati i spitalit me maskën e oksigjenit teksa shkruan “Kam nevojë të më kthehet zëri im, kam nevojë të frymoj”.

Duket se gjendja shëndetësore ka bërë që Fifi të mos jetë aktive me produksione muajt e fundit të verës.

Ndër projektet e saj muzikore më të fundit aktualisht mbeten bashkëpunimi me Brunon, “Fiksim”, dhe solo-kënga “Maniak i dhimbjes”.

Megjithatë, ajo nuk ka munguar nëpër koncerte, duke qenë aktive në mbrëmje muzikore të ndryshme gjatë netëve verore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit